Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, ka falënderuar qytetarët për besimin dhe përkrahjen e dhënë gjatë fushatës.
“Ky besim është nder i madh për mua dhe zotim që do t’ju shërbej me përkushtim e përulësi çdo ditë”, ka deklaruar Thaçi.
Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen dhe tha se do të punojë në të mirë të qytetarëve të Obiliqit.