Në prag të zgjedhjeve lokale që mbahen nesër në Kosovë, kandidati për kryetar komune nga NISMA Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, është shprehur i sigurt për fitoren.
“Nesër festojmë! Faleminderit nga ❤️ për përkrahjen e madhe që po na jepni”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, duke i falënderuar qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës.
Zgjedhjet do të mbahen nesër, më 12 tetor, në të gjitha komunat e vendit.