Në prag të zgjedhjeve lokale, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka mbajtur sot një tubim elektoral me qytetarë nga Sllatina, Harilaçi, Henci.
Nën moton “Sllatina, Harilaçi e Henci – një zë, një qëllim. Nga Burimi tek unë – rruga e fitores! Fushë Kosova PËRTEJ!”, Osmani prezantoi programin e tij qeverisës.