Analisti, Avni Arifi vlerëson që Vetëvendosje si partia e parë e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk do të mund ta formojë qeverinë e re. Ai thotë se VV nuk i ka numrat e nevojshëm.
“Sipas të gjitha gjasave, jo, sepse nuk i ka votat. Që nga 9 shkurti është abuzuar me deklaratën ‘i kam votat’. Kur vinte puna me votu, i dilshin vetëm 58 deputetë. Tash i ka dy opsione, nëse mundet me bind Duda Baljen, edhe Adem Hoxhën, dhe me korruptu ndonjë deputet nga partitë opozitare”, tha Arifi në emisionin “Ora 7” të Klan Kosovës.