Abdixhiku në Istog, uron Feratin për fitore: Na bë siç di ti, krenarë e faqebardhë

Prishtinë | 14 Tet 2025 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkuar drejt Istogut për ta pirë një kafe me Ilir Feratin, njëkohësisht për ta uruar atë për fitore në zgjedhjet lokale.

Ai thotë se qytetarët e kësaj komune e kanë vlerësuar punën e Feratit dhe të LDK-së, prandaj edhe siç shkruan Abdixhiku, e mbështetën kaq shumë.

“Urime Ilir, Na bë siç di ti, krenarë e faqebardhë. Sot urova dhe strukturat tona për fitore me rezultat spektakular, 60% për Kryetar e 50% për Kuvend Komunal”, ka shkruar i pari i LDK-së në llogarinë e tij në Facebook.

Të ngjashme