Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, rikujtoi se nga ky muaj nis subvencionimi i energjisë për familjet e cenueshme.
Postimi i plotë:
Qeveria për familjet! Nga ky muaj, përveç rritjes së shumës prej 20% për të gjitha familjet që janë përfituese të asistencës sociale, nis edhe subvencionimi i energjisë për familjet e cenueshme. Aplikimi për këtë fundit mund të bëhet në platformën eKosova te Shërbimet – Grante dhe Subvencione, përkatësisht në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/32
Ministria e Financave / Republika e Kosovës
📣 Hapet aplikimi në Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2025 – 2026
Nga sot, qytetarët mund të aplikojnë për subvencionim të energjisë përmes platformës eKosova, tek Shërbimet – Grante dhe Subvencione, përmes linkut në vijim:
ℹ️ https://ekosova.rks-gov.net/562.
💛 Familjet që kanë aplikuar vitin e kaluar nuk kanë nevojë të riaplikojnë, pasi të dhënat e tyre janë bartur automatikisht për vitin 2025.
❗️Megjithatë, nëse keni ndryshuar ndonjë informacion, si numri i anëtarëve të familjes, vendbanimi apo njehësori elektrik, ato mund t’i përditësoni lehtësisht në të njëjtin formular, duke bërë ndryshimet dhe më pas duke klikuar “Apliko”.
💡 Ky program synon të mbështesë familjet më të cenueshme gjatë stinës së dimrit për të lehtësuar përballjen me shpenzimet e energjisë elektrike.
Kriteret kryesore të përfitimit:
🔸Shtetas të Republikës së Kosovës;
🔸Të ardhura deri në 150 € për anëtar;
🔸Pasuri të paluajtshme deri në 100,000 €.
📊 Subvencioni realizohet sipas formulës së përllogaritjes e cila është e bazuar në të ardhurat
