Portieri i Kosovës nënshkruan me skuadrën spanjolle

Prishtinë | 13 Kor 2026 | 22:13 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, ka mbyllur aventurën e tij me Luganon dhe do ta vazhdojë karrierën në Spanjë.

Klubi zviceran ka konfirmuar largimin e 26-vjeçarit, i cili do të transferohet te CD Castellon, skuadër që garon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Saipi iu bashkua Luganos në vitin 2021 nga Schaffhauseni dhe gjatë pesë sezoneve me fanellën e klubit zviceran zhvilloi 180 paraqitje, duke u bërë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. Me Luganon ai fitoi edhe Kupën e Zvicrës në vitin 2022.

Castellon, klubi i ri i portierit kosovar, sezonin e kaluar ishte afër inkuadrimit në La Liga, por u eliminua në “play-off” nga Almeria.

Sipas mediave zvicerane, vlera e transferimit të Saipit mund të jetë rreth 1 milion euro, përfshirë bonuset dhe një përqindje nga shitja e ardhshme e tij, megjithëse shuma zyrtare nuk është bërë publike.

Kalimi në Spanjë paraqet një sfidë të re për Amir Saipin, i cili synon të vazhdojë zhvillimin në një kampionat konkurrues dhe të mbetet një alternativë e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës. /klankosova

Të ngjashme