Mbesa e Blerim Kuqit më e votuara në listën e LDK-së për Suharekën

Prishtinë | 16 Tet 2025 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Në komunën e Suharekës ka përfunduar numërimi i votave për Kuvendin Komunal, pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën, më 12 tetor.

Për postin e kryetarit të komunës, Suhareka do të shkojë në balotazh midis Ardian Shalës nga LDK dhe Bali Muharremajt nga AAK.

Gruaja më e votuar në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës është Sanie Kuqi-Rexhepaj, e cila ka marrë 467 vota.

Sanie Kuqi-Rexhepaj është mbesa e politikanit Blerim Kuqi, ish-kryetar i Suharekës nga AAK dhe ish-ministër në Qeverinë e Kosovës, i cili muaj më parë braktisi partinë e Ramush Haradinajt dhe iu bashkua LDK-së.

Të ngjashme