Përfundon numërimi në Lipjan – këta janë 10 më të votuarit për Asamble nga LDK, PDK dhe Vetëvendosje

Prishtinë | 16 Tet 2025 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Pas përfundimit të numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN), janë bërë publike rezultatet përfundimtare për kandidatët për Asamblenë Komunale në Komunën e Lipjanit.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Imri Ahmeti i LDK-së ka fituar garën për kryetar komune pa balotazh, duke siguruar një mandat tjetër qeverisës.

Krahas kësaj fitoreje, LDK ka arritur të rendisë kandidatin e saj kryesor për asamble, po ashtu Imri Ahmetin, me një numër bindës votash.

Më poshtë janë 10 kandidatët më të votuar nga secila prej tri partive kryesore: LDK, PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
Imri Ahmeti – 13,263 vota

Rasim Hasani – 1,181 vota

Shkelzim Olluri – 726 vota

Daut Azemi – 722 vota

Nexhmedin Lekiqi – 690 vota

Hyra Bytyçi – 567 vota

Murat Gërbeshi – 560 vota

Fadil Sopa – 544 vota

Fitim Shala – 522 vota

Armend Grajçevci – 511 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
Shukri Buja – 8,702 vota

Besim Jusufi – 482 vota

Feriz Hasani – 464 vota

Arsim Jashari – 432 vota

Argjent Tasholli – 422 vota

Liridon Hajrizi – 406 vota

Herolind Kozhani – 397 vota

Egzona Gashi – 379 vota

Agon Bahtiri – 359 vota

Agron Zaskoku – 354 vota

Lëvizja Vetëvendosje (LVV):
Alban Salihu – 4,304 vota

Fatmir Fetahu – 572 vota

Valenton Amrllahi – 340 vota

Shahadije Dragaçina – 329 vota

Shkelqim Kozhani – 263 vota

Valton Bytyqi – 242 vota

Arjeta Statovci Tasholli – 184 vota

Rabit Konjufca – 165 vota

Drilon Thaçi – 161 vota

Besar Peqani – 160 vota

Numërimi në QKN ka përmbyllur procesin zgjedhor për këtë komunë, duke dhënë një pasqyrë të qartë të përkrahjes që secili kandidat ka marrë për Asamblenë Komunale. Certifikimi i rezultateve pritet të bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ditët në vijim.

Të ngjashme