Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, një i lënduar

Prishtinë | 18 Tet 2025 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Rastin për Ekonomia Online e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili tha se në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.

Të ngjashme