Ibrahimi: 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal

Prishtinë | 18 Tet 2025 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka treguar se 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal.

Ai ka përmendur emrat e këtyre komunave.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Ibrahimi ka treguar edhe arsyet pse këto komuna e kanë bërë një gjë të tillë.

“Aktualisht, 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal: Viti, Lipjan, Vushtrri, Malishevë, Shtime, Junik, Zubin Potok, Gjilan, Prizren, Prishtinë dhe Suharekë. Kjo situatë është reflektim i rrethanave të jashtëzakonshme, pasi vendi është në proces zgjedhor, ndërsa më 09 nëntor mbahet edhe balotazhi në disa komuna, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e kuvendeve komunale dhe procesin e miratimit të buxheteve”, ka thënë Ibrahimi.

Të ngjashme