Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke bërë thirrje për maturi dhe shmangie të etiketimit të kundërshtarëve politikë.
Haxhiu ka thënë se mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare dhe institucionale, por sipas saj, kjo nuk duhet të bëhet përmes shpalljes së kundërshtarëve politikë si “spiunë” apo “tradhtarë”, apo përmes shënjestrimit tëdëshmitarëve.Por askush nuk i mbron ata duke shpallur aty për aty ‘spiunë’ e ‘tradhtarë’ kundërshtarët politikë, duke shënjestruar dëshmitarë apo duke kërkuar fajtorë mes qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka vlerësuar se përdorimi i këtyre etiketimit në protesta, debate televizive dhe postime publike, sipas saj, riprodhon logjikën e akuzës së ngritur ndaj drejtuesve të UÇK-së.“Shënjestrimi me këto emërtime, në protesta, në emisione televizive dhe në postime publike, dje dhe sot riprodhon pikërisht logjikën e akuzës së ngritur ndaj drejtuesve të UÇK-së, etiketimin e kundërshtarit si armik dhe kthimin e tij në shënjestër”, ka deklaruar ajo.
Haxhiu ka kundërshtuar gjithashtu përpjekjet për të paraqitur popullin në tërësi si burim të “spiunimit”, duke theksuar se përgjegjësia, sipas saj, duhet të jetë individuale.