Janë numëruar të gjitha votat nga diaspora dhe rezultati e ka lënë të parin Faton Pecin e Vetëvendosjes.
Kandidati i VV-së sipas llogaritjes së votave tani ka 15 mijë e 745, ndërkaq Arian Tahiri i PDK-së tubon 15 mijë e 629 vota.
Votat e diasporës ndryshuan rezultatin në favor të VV-së, sepse deri të shtunën po printe Tahiri.
Mitrovica zyrtarisht do të shkojë në balotazh.