Autori Michael Wolff padit Melania Trump për shpifje

Prishtinë | 22 Tet 2025 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Melania Trump në presion!

Autori amerikan Michael Wolff, akuzon gruan e presidentit amerikan, Donald Trump për ndalimin e librit të tij “The Art of Her Deal: The Untold Story of Melania Trump”, duke ngritur padi për shpifje dhe kërkon dëmshpërblim milionash, transmeton klankosova.tv.

Sipas gjermanes bild, Wolff pretendon se ekipi i Melanias ndërhyri qëllimisht në kontratën e tij të botimit dhe e shpifën publikisht, duke thënë se ai kishte shpikur intervista dhe kishte shantazhuar burime për të shpikur “gënjeshtra për fitime”.

Si pasojë, ai thotë se partnerët ndërkombëtarë të shpërndarjes tërhiqen dhe marrëveshja e librit është shpërbërë.

Të ngjashme