Limaj thotë se Basha duhet të japë dorëheqje: S’duhet të ketë asnjë post publik

Prishtinë | 26 Tet 2025 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj është deklaruar pas dështimit të zgjedhjes së “Qeverisë Kurti 3”, raporton Ekonomia Online.

Ai e quajti fatkeqësi që për tetë muaj Kosova ka mbetur e bllokuar, dhe vazhdon ende.

Derisa ai tha se kryekuvendari Dimal Basha, duhet të japë dorëheqje, e madje sipas tij, ai nuk duhet të mbajë asnjë post publik, sikur ai që iu propozua sot, si ministër i Infrastrukturës.

“Dimal Basha nuk duhet të ketë asnjë post publik dhe ai duhet të jep dorëheqje sepse është dëm i madh i Kosovës është turp për Kosovën. Ju sot e pat që morëm pjesë është fatkeqësi, 8 muaj kjo cka ka ndodhur është gjë e keqe është lajm i keq për Kosovën, mungesa e kapaciteteve për të ndërtuar marrëveshje politike për vendin fatkeqësisht. E kam thënë edhe më parë në parlamentin e Kosovës prej që jam deputet asnjëherë nuk kam ngritë dorë kur kam pasur dyshime, që shkelet ligji dhe që është kundër interesit për vendin”, tha ai.

Të ngjashme