Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se Kosova nuk mund të ketë qeveri teknike pasi ka polarizime, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se për këtë arsye, me kohë, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte propozuar “Qeveri të Unitetit”.
“Një shumicë politike mundet me u afru te presidentja, nuk po shoh që ka shumicë politike. Së paku është dashtë me u mundu me bind deputetin, jo vetëm mu, u pa që kjo është larg 60’tshit. Nuk është vetëm buxheti është edhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë krejt interes financiar, edhe plani i rritjes për BE edhe sanksione financiare edhe pezullimi i Marrëveshjes Strategjike, për me dal me qeveri teknike Kosova është e polarizime, por qeveri e Unitetit, ose kalimtare që e ka propozu zotëri Lumir Abdixhiku”, tha Lutfi Haziri.
