Rrëzimi i mandatarit Kurti, Demaku i PDK-së: Sot do të duhej të ishte fundi i mashtrimeve

Prishtinë | 26 Tet 2025 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Albin Kurti, mandatari për formimin e qeverisë së re u rrëzua sot në Kuvend të Kosovës.

Fadil Demaku i Partisë Demokratike të Kosovës, vlerëson se dita e sotme “do të duhej të ishte fundi i mashtrimeve”.

“Propaganda e sotme në Kuvendin e Kosovës ishte vazhdimësi e premtimeve manipuluese për militantët, një shtresë e keqpërdorur qëllimisht”, tha Demaku.

Postimi i plotë:

Dita e sotme do duhej të ishte fundi i mashtrimeve!

Pa program, pa numra, pa qeveri. Kjo ndodhi për herë të parë në vendin tonë si pasojë e veprimeve të Albin Kurtit, i cili është bërë sinonim i kryeneçësisë dhe egos së pakontrolluar për pushtet absolut.

Propaganda e sotme në Kuvendin e Kosovës ishte vazhdimësi e premtimeve manipuluese për militantët, një shtresë e keqpërdorur qëllimisht.

Është përgjegjësi e një shoqërie aktive dhe të përparuar të mos lejojë që fati i vendit të mbetet në duart e injorantëve të tillë, të cilët në fakt nuk kanë asnjë kontribut dhe rrjedhimisht as nuk mbajnë përgjegjësi, por që janë shndërruar në rrënues të vlerave të shtetit ligjor.

Të ngjashme