Një grua dyshohet të jetë dhunuar në Lipjan. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën, dhe se tashmë kanë nisur hetimet.
Në raportin 24 orësh, policia nuk ka bërë të ditur nëse i dyshuari është arrestuar, apo ka qenë i pakapshëm për ta.
“Është raportuar se I dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin ditor të Policisë së Kosovës.