Përparim Rama: E kemi larguar azbestin pranë stacionit të trenit, hap i madh drejt Prishtinës të shëndetshme

Prishtinë | 30 Tet 2025 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se e kanë larguar azbestin nga tulltorja dhe depoja afër stacionit të vjetër të trenit.

Azbesti vlerësohet material i rrezikshëm kancerogjen, andaj ky është një hap i madh drejt një Prishtine të shëndetshme.

“Largimi i azbestit nga Tulltorja dhe Depoja pranë Stacionit të vjetër të trenit është një hap i madh drejt një Prishtine më të shëndetshme!  Po pastrojmë gjurmët e së kaluarës për t’i hapur rrugë një të ardhmeje të gjelbër, të sigurt dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit këtë e vlerësoi përtej një projekti mjedisor.

“Ky është më shumë se një projekt mjedisor ,është kujdes për shëndetin e qytetarëve tanë dhe për jetën në Kryeqytet”, ka shkruar ai.

Të ngjashme