Kusari: VV dhe Qeveria Kurti fajtorë për gjendjen në RTK

Prishtinë | 31 Tet 2025 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Juristja e medias, Flutura Kusari ka kritikuar Qeverinë në detyrë në krye me Albin Kurtin për gjendjen e RTK-së, punëtorët e sëcilës rrezikojnë të mbeten pa paga, sic edhe ndodhi në muajin gusht.

Kusari i ka ngritur një pyetje,  “A do te paguhen punëtorët e RTK-se sot apo VV do te vazhdoje te ushtroje presion politik permes presionit financiar?”.

“A do te paguhen punëtorët e RTK-se sot apo VV do te vazhdoje te ushtroje presion politik përmes presionit financiar? Krejt çka duhet është Kurti me nënshkru vendimin e njëjtë qe e ka nënshkru para tre muaj. As ma pak as ma shume. VV dhe qeveria Kurti janë fajtorët e vetëm për gjendjen ne RTK. E kane pesë gjysme dekade kohe me bo transmetuesin shembull por s’kanë dashtë, sepse kanë pasë qejf me e kontrollu. As se kane rregullu, e as se kane vendose plotësisht ne kontrolle qysh kane qejf. Pra dështim i dyfishte nga ta”, ka shkruar Kusari.

Ai madje ka bërë thirrje edhe që të mos bihet pre e propagandës së Vetëvendosjes.

“Kur t’i shihni ‘lajmet’ ne RTK ku thonë opozita i ka fajet për gjendjen ne RTK, mos i besoni. Ato janë propagande e poshtër e VV-se qe as militantat e vet s’besojnë ma”.

Të ngjashme