Kapet kokainë e marihuanë në pikën kufitare në Vermicë

Prishtinë | 31 Tet 2025 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Në pikën kufitare në Vermicë është kapur një sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë e kokainë. Policia ka njoftuar se ato u gjetën në veturën e një shtetasi të huaj.

“Njësitë policore së bashku me oficerët doganorë kanë kontrolluar një veturë me targa të huaja që drejtohej nga i dyshuari shtetas i huaj dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 539.88 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe 0.55 gram marihuanë. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe vetura në fjalë, një telefon mobil, 45 euro para kesh dhe 600 lekë. I dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme