Serbia po përgatitet për ‘D-Day’: Një det njerëzish po shkon drejt Novi Sadit, janë publikuar udhëzime të posaçme, Vuçiç ka njoftuar një fjalim të jashtëzakonshëm

Prishtinë | 31 Tet 2025 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Disa mijëra studentë po mbërrijnë në Novi Sad gjatë ditës, ku të shtunën do të mbahet një tubim i madh përkujtimor për të shënuar përvjetorin e parë të shembjes së tendës së një stacioni hekurudhor që vrau 16 persona, përfshirë fëmijë.

Tragjedia që tronditi Serbinë ka shkaktuar një valë pakënaqësie studentore dhe qytetare me regjimin, i cili nuk i ka ndëshkuar ata që janë përgjegjës edhe pas një viti.

Studentë nga e gjithë Serbia, shumë prej tyre në këmbë ose me biçikletë, kanë qenë në rrugën e tyre drejt Novi Sadit për ditë të tëra. Studentët nga Novi Pazari kanë përshkuar distancën më të gjatë, duke u nisur më 16 tetor dhe duke përshkuar pothuajse 400 kilometra.

Mbërritja e tyre sonte pritet nga mijëra qytetarë të cilët kanë përgatitur pritje të ngrohta për ta përgjatë itinerareve.

Të ngjashme