Rudari e quan të paligjshëm arrestimin e Prokurorit në Prizren: Kundërligjshëm gjendet nën masën e paraburgimit

Prishtinë | 01 Nën 2025 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Avokati Naim Rudari e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e Prokurorit të Prokurorisë Themelor në Prizren që ndodhi më 27.10.2025, e që ngarkohet me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Rudari në një shkrimi të tij në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se po ashtu ai kundërligjshëm gjendet nën masën e paraburgimit.

“Bile me amandamentu edhe ligjin, ku në një dispozitë të veçantë të jetë një dispozitë ligjore ku thuhet: “Prokuroria detyrohet që shkresat e lëndës dhe materialet tjera t’ua dorëzojë disa mediave të caktuara, e të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre mund të përcjellin emisionet e të shohin “provat” që të përgatiten për seancën për caktim paraburgimi”. Në rastin konkret, deri më tani në disfavor të prokurorit të shtetit janë shkelur dispozitat ligjore: Neni 162, par.10 i KPPRK-së ku thuhet: I pandehuri përfaqësohet nga mbrojtësi në seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës për caktim të paraburgimit. Mbrojtësi ka qasje në shkresat e lëndës së të pandehurit për t’u përgatitur për seancën”. Neni 170 par. 4 i KPPRK-së ku thuhet: Procesverbalet nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni vihen në dispozicion personit të arrestuar dhe mbrojtësit të tij me kërkesën e tyre, në gjuhë të kuptueshme për të arrestuarin. Tutje janë shkelur neni 3, neni 5, neni 7, neni 8, neni 9, neni 10, neni 11, neni 12, neni 47, neni 159, neni 160, neni 161, neni 163, neni 171 të KPPRK-së dhe jo vetëm. Arrestimi i prokurorit të shtetit Beqë Shala ishte i pa ligjshëm, e po ashtu kundërligjshëm ai gjendet nën masën e paraburgimit për pesë ditë radhazi”, shkruan Rudari.

Të ngjashme