Uji shkatërron vendpunishten e urës mbi lumin Ibër

Prishtinë | 01 Nën 2025 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Një sasi e madhe e ujit ka përfshirë vendpunishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë. Sipas raportimeve, është lëshuar brana nga liqeni i Ujmanit, ku sasi e madhe e ujit ka shkuar mbi lumin Ibër, duke dëmtuar mjetet e punës dhe urën për këmbësorë. 

Pjesa më e madhe e punishtes është përmbytur, pasi niveli i ujit është rritur në një pjesë të konsiderueshme.

Punëkryesi i projektit, Jahir Nimani, ka deklaruar për RTK se kjo situatë është ndërhyrje e qëllimshme njerëzore. Ai ka kërkuar reagim e hetim urgjent nga institucionet e sigurisë, policisë e prokurorisë për të zbardhur rastin.

Nimani, tha se dëmet janë të mëdha, pasi që pajisje dhe struktura ndërtimore që ndodheshin në proces punimesh janë dëmtuar.



Të ngjashme