Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin ka akuzuar pushtetin e kaluar atje, pra Listën Serbe për bashkëpunim me grupet kriminale. Kështu tha ai duke komentuar deklaratat e përfaqësuesve të Listës Serbe në media, në të cilat thuhet se pas marrjes së detyrës në veri do të anulojnë vendimet e mëparshme të kuvendeve komunale.
Ai a ka bërë të qartë se nuk mund të anulohet asgjë e cila është në përputhje me ligjin dhe vetëqeverisjen lokale.
“Ndonjë mendon se po bëjmë diçka të paligjshme? Ata nuk kuptojnë që ne nuk kemi të drejtë – që nga momenti kur presidentja e Kosovës shpalli zgjedhjet – të ndryshojmë destinacionin e tokës komunale, dhe jo atë bujqësore. Këto janë pohime të pavërteta për opinionin publik. Mendoni se nuk kontaktojmë me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale për çfarë kemi të drejtë, deri ku dhe për çfarë? A do të na lejohej të bënim diçka që nuk është në përputhje me ligjin? A mundet dikush pas nesh të bëjë diçka të paligjshme? A është në plan që të gjitha vendimet e Kuvendit Komuna të anulohen? Nuk mund të anulohet ajo që është në përputhje me ligjin për vetëqeverisjen lokale”, tha Ugljanin,raporton radiokim.
Ai gjithashtu akuzoi se po punohet me “proporcionin etnik të popullsisë”.
“Dëshirojnë ata një mjedis etnikisht të pastër apo multietnik?” – pyeti, duke iu referuar ardhësve në pushtet, dmth. Listës Serbe, dhe i ftoi mediat që për çdo pyetje ta kontaktojnë atë.
“Dhe të kërcënohet Kuvendi Komunal se të gjitha vendimet do të anulohen kur të vijnë… Nuk do të mundin, sepse ministria do të japë një përgjigje ligjore shtesë, jo unë.”
Ugljanin e akuzoi Listën Serbe për bashkëpunim me “grupe kriminale”, duke theksuar se në veri do të ketë rend dhe ligj.
“Nëse kemi bërë diçka të paligjshme, kemi organe përpara të cilave do të japim llogari, dhe nuk do të përgjigjemi atyre që kryesisht vepruan në dëm të të gjitha komuniteteve dhe vetëm në interes të pronës së tyre dhe grupeve kriminale, sepse ishin, do të guxoja të them, partnerë, dhe me guxim mund ta them edhe publikisht. Dikush nga ato organizata kriminale pyetej më shumë se kryetari i komunës, zëvendësja e kryetarit apo dikush nga komuna. Kjo pamje është ndryshuar; duhet të veprohet sipas ligjeve për vetëqeverisjen lokale. Nëse mendojnë të krijojnë një “Çacilend” të ri, këtu nuk do ta krijojnë, dhe tendat nuk do të jenë përpara kësaj komune; do të ketë ligj dhe rend, dhe të gjithë duhet të veprojnë sipas ligjit, pavarësisht se kush vjen në vendin tim ose në vendin e këshilltarëve”, përfundoi Ugljanin.