Një person ka ndërruar jetë sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në fshatin Fushticë të Drenasit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 13:30.
“I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Ahmeti.
Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, po hetojnë rrethanat e rastit.