Një 76-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Prishtinë | 01 Nën 2025 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot pasdite në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, për Ekonomia Online e konfirmoi se rasti është raportuar rreth orës 16:00.

Policia dhe ekipi i mjekëve emergjentë kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën ‘Fan Noli’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 76 vjeç. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, njoftoi Pllana

Të ngjashme