Pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë fushatës për balotazh tha se “nuk do t’u japë para kryetarëve që s’dinë të punojnë apo që vjedhin”, ka reaguar kryetari i Prishtinës dhe kandidati për një mandat të ri.
Ai e ka quajtur këtë deklaratë “kërcënim shtetëror ndaj qytetarëve”, duke thënë se Kurti po i përdor investimet publike si mjet shantazhi elektoral.
“Paratë publike nuk janë pronë e Kurtit, por e popullit të Kosovës. Askush nuk ka të drejtë t’i frikësojë qytetarët me buxhetin e tyre”, ka shkruar ai.
Sipas tij, zhvillimi nuk vjen nga kërcënimi, por nga puna e ndershme, ndërsa kushdo që e përdor buxhetin për të ndëshkuar apo shpërblyer votues “e ka humbur të drejtën morale për të udhëhequr”.