Konfirmohet aksidenti në Vragoli, këmbësori humb jetën pasi goditet nga një motoçikletë

Prishtinë | 03 Nën 2025 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht në Vragoli.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Hoxha apeloi për kujdes në trafik kur ka ndryshime të kushteve atmosferike.

“Rreth ores 17:35 në rrugën nacionale Peje-Prishtine, ne Vragoli eshte shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se nje këmbesor eshte goditur nga nje motor. Ne vendin e  ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e nje personi. Ështe njoftuar prokurori dhe mjekesia ligjore perderisa hetimet jane duke u kryer nga Policia per te sqaruar te gjitha rrethanat qe kane quar deri te ky aksident tragjik. Policia apelon per kujdes ne trafik, respektim te rregullave dhe pershtatje te shpejtesise ne rrugë, posaqerisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmeria eshte me e kufizuar.”, tha ai.

Të ngjashme