Orë më parë Policia e Kosovës ka njoftuar për plagosjen e një shtetasi të Kosovës me nacionalitet serb që ka ndodhur më 1 nëntor në Leposaviq e që i njëjti është rrëmbyer nga po xhandarmëria serbe.
Mësohet se bëhet fjalë për Milan Vukasinoviq, e për te cilin ka shkruar avokati serb, Ivan Niniq, dule thënë se ai është në gjendje të rëndë dhe po lufton me jetë në Qendrën Klinike Univeristare të Nishit.
Avokati Niniq, ka ngritur disa pyetje e që targeton Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministrin serb të Mbrojtjes, Bratislav Gasiq dhe drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Ushtarake, Duro Jivaniq.
Në platformën “X” ai pyet;
• a është qëlluar Vukašinovići nga mbrapa?
• a kanë marrë pjesë në incident pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë me uniforma kamuflazhi pa shenja?
• dhe a kanë marrë pjesë, përveç ushtrisë, edhe persona të tjerë në “aksionin e gjuetisë”.
Madje ai vë në vëmendje detaje që ende nuk dihen e që kanë të bëjnë me trajtimin mjekësor.
A i është hequr veshka e majtë dhe qeska e zemrës,
• a është plumbi ende në shtyllën kurrizore,
• sa gjak ka humbur gjatë transportit nga Prokuplje deri në Nish,
• dhe a do ta bëjnë pasojat e plagosjes Vukašinovićin invalid.
Përveç kësaj, avokati serb ngrit edhe disa pyetje procuderale.
• A është kryer hetimi në vendngjarje, kush e ka kryer atë dhe kur,
• dhe çfarë ka ndodhur me automjetin e Milanit, një Lada Niva?
• Ninić paralajmëron se publikut nuk duhet t’i mohohen informacionet, duke bërë pyetjen retorike:
• A keni menduar se kjo do të mbulohet? A mendoni se askush, kurrë nuk do të mbajë përgjegjësi?“
• Detajet për sulmuesit, rrethanat e incidentit dhe roli eventual i organeve shtetërore nuk janë publikuar, as askush nga autoritetet kompetente nuk është prononcuar për këtë çështje.
Pasditen e kësaj të hëne Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se M.V është plagusur nga xhandarmëria serbe dhe që të nëjtit më pas e kanë rrëmbyer e që dyshohet të ketë ndodhur brenda territorit të Repubkikës së Kosovës.
“Me datën 01.11.2025, Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe ështërrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe. Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezinkufitar”, thuhet në komunikatën për media.
Detajet e tjera dhënë nga Policia e Kosovës, tregojnë se perosnat e maskuar kishin hyr në territorin e Republikës së Kosovës.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të rastit, përmes të cilëve janë siguruar informacione se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Da li je još jedna majka Dragana unesrećena ?
— Ivan Ninić (@INinic) November 3, 2025
Pošto nadležni ćute moram da postavim par pitanja za A. Vučića, B. Gašića i direktora VBA Đuru Jovanića:
1. Da li je subotu oko 16h u selu Jelakce/Leposavić doslovce streljan MILAN VUKAŠINOVIĆ (1986) kome se u KC Niš bore za život? pic.twitter.com/fhb0szqgN8