Opinionisti Shenoll Muharremi ka përkrahur deputeten Hykmete Bajrami pas një deklarate që ajo e ka bërë për presidenten Vjosa Osmani.
Në një postim në Facebook ai tha se Bajrami është ndër politikanet më të “forta”.
Postimi i plotë:
Nuk ka pikë dileme që Hykmete Bajrami osht sot ndër politikanet ma të forta, ma profesionale e ma kredibile që i ka Kosova. Patriote e sinqertë, me integritet, kredibilitet e dije, një grua që nuk ka frikë me thanë të vërtetën në sy të kujtdo.
Hykmetja nuk ka nevojë me mbrojtë askush se është jashtëzakonisht e zonja dhe mbetet model për krejt neve tjerëve si duhet me dashtë dhe me e mbrojtë interesin publik dhe vendin. Ajo nuk kalkulon e ndoshta është e vetmja që flet drejt, pa interes personal, gjithmonë në anë të qytetarëve, publikut e të Kosovës.
Çka tha mbramë Hykmetja mundet me pas shumë peshë për politikën e Kosovës për shumë vite të ardhshme. Mes tjerash tha që koalicion me LVV nuk ka me pas lehtë as pas zgjedhjeve të dhjetorit, për shkak të mënyrës qysh kanë qeverisë këto vite me arrogancë, me stil përjashtues e pa bashkëpunim.
Këto fjalë duket se i kanë lëndu dhe djeg disa. Prandaj po e sulmojnë sot, të organizuar dhe orkestruar, se e dinë shumë mirë që me Hykmete Bajrami nuk munden me bë pazare.