Ka mbaruar aksioni i kërkimit nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit, pas raportimit për një person të zhdukur.
Lajmin për Ekonomia Online e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha se nuk raportohet për të lënduar.
“Sot me 08.11.2025, njësitet e policisë së kosovës dhe ekipe të kërkim shpëtimit nga orët e mëngjezit kanë pas një aksion të kërkim shpëtimit.Kërkimi ka mbaruar posa është gjetë vetura, në një malë afër Gjilanit,për momentin janë duke u hetuar rrethanat për çfarë arsye është vetura aty. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Nuk raportohet se ka persona të lënduar”, tha Hashani.