Shtiu me armë dhe e goditi me kondak një person në Novobërdë, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një burrë në Novobërdë, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në afërsi të një burri tjetër e me pas e ka goditur me kondak të armës.

Në raportin 24-orësh, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja, ndërsa arma është gjetur në veturën e të dyshuarit.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Të ngjashme