Anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Krasniqi ka sqaruar se kur lejohet votimi me asistencë, kur mediat mund të marrin pamje si dhe rolin e menaxherëve në qendrat e votimit.
Këto sqarime ai i ka bërë pas shqetësimit të qytetarëve të cilët nuk dinë shkrim e lexim, sikurse ndodhi rasti me 100-vjeçaren në Fushë Kosovë e cila nuk pati mundësinë ta ushtrojë të drejtën e votës, pasi që nuk iu lejua asistenti.
Postimi i plotë:
Tri sqarime:
1.Votimi me ASISTENCË lejohet vetëm për personat me nevoja të veçanta që ofrojnë dokumente të institucioneve të specializuara. faqe16, 17, 18 e Procedurës së votimit
2. MEDIAT kanë të drejtë të marrin pamje në vendvotime nga hyrja e vendvotimi pa e cenuar fshehtësinë e votës dhe të dhënat e ndjeshme personale.
3. MENAXHERËT e Qendrave të Votimit kanë vetëm rol teknik logjistik jo zgjedhor. Ata nuk kanë kurrfarë kompetence as të drejte të ndërhyjnë në KVV, të prononcohen në emër të KQZsë dhe apo për procesin zgjedhor.