Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një shkrimi në “facebook” u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke theksuar se mos të lihet vendimi tek të tjerët.
“Të dashur qytetarë! Tash janë edhe më pak se 4 orë nga përfundimi i votimeve sot. LËVIZJA VETËVENDOSJE! ju fton që të niseni drejt e te klasa ku e keni të caktuar vendvotimin tuaj. Së bashku me të gjithë familjen. Sepse sot votojmë të gjithë. Me krejt familjen. Votojmë për komunën tuaj, për qytetin dhe lagjet tona. Ftoni miqtë dhe mikeshat, shokët dhe shoqet pasi të keni votuar ju me familjen. Sa më shumë që votojnë aq më mirë. Çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë dhe të ardhmen tonë. Mos ta lemë vendimin tek të tjerët. Duhet të behëmi pjesë e votimit sot së bashku, vajza e djem, burra e gra”, ka shkruar LVV.