Çeku thirrje: Dilni dhe ushtroni të drejtën tuaj këto orët e fundit para mbylljes së vendvotimeve

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Prishtinës, Hajrulla Çeku ka bërë thirrje për qytetarët që të dalin e të votojnë.

“Të dashur qytetarë të Prishtinës. Sot është dita juaj për të shprehur vullnetin dhe përgjegjësinë qytetare. Çdo votë ka rëndësi, çdo votë bën diferencën. Dilni dhe ushtroni të drejtën tuaj këto orët e fundit para mbylljes së vendvotimeve. Ajo i përcakton katër vitet e ardhshme të komunës sonë”, ka shkruar Çeku.

Të ngjashme