Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, në minutat e fundit para mbylljes së vendvotimeve.
Abdixhiku ka publikuar një foto me kandidatin e LDK’së për Prishtinë, Përparim Ramën, teksa ka thënë se Prishtina flet e para.
“Ora e fundit! Thirja e fundit para lajmit të madh. Le të votojmë. Prishtina flet e para”, ka shkruar Abdixhiku.