Burim Ramadani: Na duhet një Ligj për mbrojtjen nga kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike

Prishtinë | 26 Nën 2025 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se duhet një Ligji për mbrojtje nga kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike.

Ai shkruan se siguria kombëtare duhet të mbrohet.

“Na duhet një Ligj për mbrojtjen nga kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike. Siguria kombëtare duhet të mbrohet. Kosova të zhvillojë një kornizë më të gjerë legjislative, me ligje, strategji dhe institucione që adresojnë edhe dimensionet jo-teknike, sikurse dezinformimi, ndërhyrja armiqësore, sabotimi, ndikimi, edukimi publik, bashkëpunimi ndërkombëtar e të ngjashme”, ka shkruar Ramadani.

Të ngjashme