Katrahura në kryeqytet, autobusët sërish te Komuna – punëtorët kërkojnë pagat

Prishtinë | 26 Nën 2025 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë edhe sot kanë filluar të mblidhen te Komuna e Prishtinës për të kërkuar pagën e tyre e cila u bë shkak edhe që të ndërprejnë qarkullimin e autobusëve tash e tre ditë, raporton Ekonomia Online.

Autobusët edhe sot sikurse një ditë më parë, do të vendosen para objektit të Komunës dhe përreth Qeverisë.

Përfaqësuesit e punëtorëve po kërkojnë nga komuna që të bëhet zgjidhja, ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës thotë se krejt këtë bllokadë e ka shkaktuar Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, që sipas tij nuk po i alokon mjetet për kryeqytetin.

Por është Murati ai që po i kundërpërgjigjet se buxheti për Prishtinës nuk u votua nga vetë LDK dhe kryetari i saj Lumir Abdixhiku.

Të ngjashme