Punëtorët të bindur, Haliti: Nuk vazhdojmë punën deri të dalin paratë

Prishtinë | 26 Nën 2025 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Sekretar i shoqatës se sektorit privatë të autobusëve në kryeqyteti, Ismet Haliti ka shprehur keqardhjen se qytetarët kanë mbetur pa autobusë tash e tre ditë, por thekson se janë të detyruar, pa cka shprehën të bindur që kjo situatë do të vazhdojë derisa të alokohen mjetet nga Komuna dhe ata t’i marrin pagat e tyre, raporton Ekonomia Online.

Haliti teksa po proteston te Komuna e Prishtinës, bën thirrje që të reflektojnë institucionet dhe personat përgjegjës.,

“Fatkeqësisht sot është dita e tretë e protestës, reflektim ndoshta ka pak por mjetet nuk kanë dal në llogarinë për sektorin privat është fjala, për trafikun urban diku tre muaj ose muji i tretë tash vjen. Shprehim keqardhje për udhëtarët që sot nuk kanë transport, puna do të vazhdoj atëherë kur mjete dalin në llogarit tona dhe i shlyen borxhet tona të naftës dhe pagat e punëtorëve. Kemi pasur takim edhe me kryetarin dhe kemi pas takim shoqata mesë veti, nuk do të thitë që jemi të ndarë më trafikun urban koordinim kemi. Reflektim ka se nëse është thirrur seanca e jashtëzakonshme e Asamblesë në Komunë kështu që nëse barten 28 milionë të 2024 për këtë vit besoj që kryhet. Shkojnë ato procedurat po nuk besoj që vonohet”, tha ai.

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe ata të operatorëve privatë janë duke protestuar që nga e hëna, pa cka edhe kanë ndërpre qarkullimin e autobusëve.

PUNËTORËT E “TRAFIKUT URBAN” SHPRESË TË MBLEDHJA E JASHTËZAKONSHME QË DO TË MBAHET NESËR NË KUVENDIN E PRISHTINËS

Përfaqësuesit i punëtorëve të “Trafikut Urban” Ilmi Gashi ka shpresë që në mbledhjen e jashtëzakonshme të cilën e ka thirr Komuna e Prishtinës do të gjendet një zgjidhje për ta dhe do të marrin pagat e tyre, raporton Ekonomia Online.

Ai nga objekti i Komunës së Prishtinës, aty edhe ku janë mbledhur që përmes protestë të kërkojnë pagën e tyre, si të drejtë elementare, ka thënë se mbledhja e nesërme është legjitime.

 “Këto kushte të cilat po ndodhemi jo me dëshirën ton po me imponimet për borxhet që na kanë ndërpre karburantin për 1 milion euro kompani në të cilën furnizohemi me naftë, borxhet tjera 800 mijë euro janë për punëtor, 100 mijë euro për sigurimet shëndetësore edhe borxhet tjera për autobusët. Nëse nuk ka zgjidhej nesër greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Në po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotëroj arsyeja, unë nuk kam informacione pse nesër është mbledhje legjitime është e thirrur, ata që e shpallin jo legjitime janë instancat tjera prapa saj se për tu mbajt mbledhja do të funksionoj dhe besoj që do të bëhet votimi në asamble, do të dërgohet ne ministri dhe ministri do t’i alokoj mjetet. Besojmë edhe shpresojmë”, tha ai.

PUNËTORËT E “TRAFIKUT URBAN” DHE OPERATORËVE PRIVATË PROTESTOJNË EDHE NËN RESHJET E MËDHA TË SHIUT

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë nuk janë zmbrapsur as në këtë ditë me reshje të mëdha të shiut për të kërkuar të drejtën e tyre elementare, pagën, raporton Ekonomia Online.

Ata janë mbledhur në ditën e tretë para Komunës së Prishtinës, nga ku kërkojnë që të bëhet një zgjidhje.

Nga e hëna kryeqyteti nuk ka qarkullim të autobusëve, e kjo u bë siç kanë thënë për shkak të mungesës së pagës dhe karburanteve

Të ngjashme