Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 13:25 në rrugën rajonale Skenderaj–Klinë, në fshatin Llaushë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Përveç dy personave të lënduar, janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, tha ai.