Hamza flet si kryetar i PDK-së: Është nderi më i madh i jetës time, por edhe përgjegjësi

Prishtinë | 26 Nën 2025 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se të jetë në krye të kësaj partie, është nderi më i madh i jetës së tij.

Ai gjithashtu tha se është një përgjegjësi e madhe dhe u shpreh se si të tillë edhe e ka marrë.

“Është nderi më i madh i jetës time me qenë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është edhe përgjegjësi dhe ashtu e marrë, por me një ekip të mirë, me njerëz të mirë rreth vetes, të dedikuar në sukses, jam e bindur se do të arrijmë sukses edhe më të mirë, edhe atë që po e synojmë në zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor”, u shpreh Hamza në Klan Kosova.

Të ngjashme