Sot përfundon afati – Deri tani PDK, LDK dhe 10 subjekte politike aplikuan për pjesëmarrje në zgjedhje e 28 dhjetorit

Prishtinë | 30 Nën 2025 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Kur kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në përfundim të afatit, deri në orën 10:00 të ditës së diele, vetëm 12 parti politike kanë aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje si dhe vetëm 2 koalicione zyrtare janë njoftuar në KQZ.

Në mesin e partive që kanë plotësuar formularin online për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, janë: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demkratike e Kosovës (PDK). Ndërkaq, deri më tani vetëm dy koalicione zyrtare janë njoftuar në KQZ.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas vendimit të KQZ-së, sot (e diel, 30 nëntor 2025) në orën 23:59 do të përfundojë afati për: (1) aplikimin e subjekteve politike për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje; (2) deklarimin e koalicioneve nga partitë politike; dhe (3) njoftimin e mospjesëmarrjes në zgjedhje nga partitë politike. Kurse dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë do të përfundojë një javë më vonë, më 7 dhjetor 2025.

Elezi ka njoftuar se “deri më tani (e diel, 30 nëntor, ora 10:00) 12 subjekte politike kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, i cili, sipas tij, “është i ngjhëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore”.

Sipas Elezit, këto subjekte politike kanë plotësuar formularin:

1.            LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

2.            PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

3.            Kosovaki Nevi Romani Partia;

4.            JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

5.            Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

6.            KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

7.            PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

8.            PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

9.            SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

10.          SRPSKA LISTA;

11.          INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

12.          FJALA.

Subjketet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur)  që aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, kanë afat që deri më 7 dhjetor të dorëzojnë listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë.

Ndërkaq, deri në të njëjtën kohë, në KQZ janë paraqitur njoftimet për formimin e dy koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhje, si në vijim:

1.            Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe

2.            Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).

Po ashu, më 30 nëntor 2025 përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.

Të ngjashme