Haradinaj: Baca Rifat, gëzuar ditëlindjen

Prishtinë | 01 Dhj 2025 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Rifat Jasharin për datëlindje, vëllain e Adem e Hamëz Jasharit.

“Baca Rifat, gëzuar ditëlindjen! Të uroj edhe shumë vite të tjera, gjithmonë pranë nipërve e mbesave, me shëndet dhe mbarësi!”, ka shkruar Haradinaj teksa ka shpërnda edhe një fotografi bashkë me Jasharin.

Rifat Jashari, figura publike shqiptare dhe patriark i familjes Jashari, vëllai i mbijetuar i komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Hamëz Jashari, feston sot ditëlindjen.

Ai ka mbushur plot 79 vjet.

Këtë 1 dhjetor, ai pranoi urime të përzemërta si nga familja, ashtu edhe nga figura të njohura politike.

Jashari, ndër vite ka qenë zëri i luftës çlirimtare të Kosovës, të cilët iu vranë dhjetëra familjarë nga forcat e regjimit serb.

Të ngjashme