Rrustemi i VV-së i reagon Abdixhikut

Prishtinë | 01 Dhj 2025 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi që ky i fundit tha se VV tenton të manipulojë me votat e mërgatës, por që mërgata këtë herë nuk do të mashtrohet.

E për këtë reagimi Rrustemi ka sugjeruar Abdixhiku që fillimisht t’i sheh mesazhet që u patën publikuar e ku ishte një bisedë me anëtarëve të LDK-së.

“Para se Lumiri me fole për çfarëdo manipulimi e me thënë të pavërteta, duhet me i lexu edhe njëherë këto mesazhe”, ka shkruar Rrustemi teksa ka shpërnda dhe bisedat.

Të ngjashme