Shkohet në pauzë 10 minutëshe, në rend të ditës futet shkarkimi i kryesuesit të KPK-së Ardian Hajdaraj

Prishtinë | 01 Dhj 2025 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Në takimin e 279-të të Këshillit Prokruorial të Kosovës as sot nuk u fillua me pikat e rendit të ditës. Megjithëse u kërkua largimi i u.d., Kryeprokurorit të ri të Shtetit, Agron Qalaj, nga takimi i 279-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), një gjë e tillë nuk ndodhi, por janë anëtarët e KPK-së të cilët lëshuan mbledhjen, raporton Ekonomia Online.

Pas Visar Krasniqit dhe Veton Shabanit, edhe Dardan Vuniqi dhe Arian Gashi lëshuan takimin, ndërsa në rend ditës është futur shkarkimi i kryesuesit të KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Këto dalje i quajti në koordinim kryesuesit Hajdaraj.

 “Daljet tua janë të koordinuara, me qëllim të shqyrtimit të raportit të kandidates për anëtare të Këshillit. Çdo shmangie nga këto diskutime është e qëllimshme”, ka thënë Hajdaraj.

Pas kësaj ai u largua derisa të votohet për shkarkimin e tij, por zëvendëkryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli kërkoi që të shkohet 10 minuta pauzë para se të hedhet në votimi shkarkimi i tij.

Të ngjashme