Krasniqi fton diasporën të regjistrohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prishtinë | 01 Dhj 2025 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Në një postim të publikuar në Facebook, Krasniqi shkroi se roli i diasporës ka qenë gjithmonë i pazëvendësueshëm dhe mbetet i tillë edhe sot.

Ai i fton qytetarët që të regjistrohen deri më 6 dhjetor në faqen diaspora.kqz-ks.org.

“E ju që do të jeni fizikisht mes nesh, ju mirëpresim krahëhapur dhe me zemrat plot.

Le ta bëjmë 28 dhjetorin ditë të bashkimit dhe të fitores sonë”, shkroi ish-kreu i PDK-së.

Cyrih: Sekuestrohen 23 milionë franga të pastruara me Bitcoin
Read more

Të ngjashme