Durmishi i drejtohet LDK-së: Mërgatës ia kanë dashur vetëm fondin e 3%-shit

Prishtinë | 01 Dhj 2025 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

U.D i ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të anuluar vendimin e Vetëvendosjes të sponsorizuar në KQZ-së për të lejuar votime në restorante dhe ambiente fetare në vende perëndimore më 28 dhjetor kur mbahen zgjedhjet parlamentare.

“LDK-ja, mërgatës ia ka dashur vetëm fondet e 3%-shit. Sa për t’i marrë fondet, po. Për t’i dëgjuar, kurrë. Mërgata e ka kuptuar moti kush e sheh si partner në ndërtim të shtetit dhe kush vetëm si bankomat”, ka shkruar Durmishi.

Të ngjashme