Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMDNV), që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka njoftuar se gjatë periudhës 21–27 nëntor 2025, mbrojtësit e viktimave në gjithë territorin e Republikës së Kosovës kanë trajtuar gjithsej 50 raste të reja.
Sipas raportit javor, rastet e trajtuara janë të natyrave të ndryshme, ndërsa shumica lidhen me dhunën në familje, me 44 raste.