Ish-deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me votat e diasporës.
Ajo ka thënë se koha e fabrikimit të votave ka ndryshuar.
Postimi i plotë:
Paskan mbet keq tash edhe votat e mërgatës me i dërgu në sallat e ahengjeve të veta
Veç një gjë e kanë harru: ajo loja e vjetër e fabrikimit të votave dhe futjes së tyre kontrabandë nuk funksionon më. Koha ka ndryshuar. Mërgata do të votojë fuqishëm, si gjithmonë: kush vjen në Kosovë, kush shkon në ambasada e konsullata, e kush voton me postë.
Kosova shtet ligjor, funksional e demokratik është vullnet i mërgatës, ashtu siç është i disa prej nesh këtu në Kosovë.